Sport

Mourinho kritikon klubet që shitet si të ishin Nënë Tereza e futbollit

Jose Mourinho ka kritikuar liga dhe skuadra të mëdha evropiane

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kritikuar disa skuadra të fuqishme dhe disa liga evropiane.

Ai tha se disa skuadra sillen sikur të ishin Nënë Tereza e futbollit, por nuk janë ashtu.

“Keni rreth Evropës njerëz që kur i dëgjoni të flasin, duken sikur janë Nënë Tereza e Futbollit, por nuk janë. Ju shkoni në shumë shtete dhe ata janë të kënaqur ashtu si janë. Jo vetëm të qenit të pushtetshëm, po ashtu edhe për atë që ata marrin çdo vit lojtarët më të mirë dhe sërish nuk e duan ligën”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

“Në këtë shtet ne e duam ligën. Të gjithë e duan ligën. Një histori si ajo e Leicesterit e ka bërë edhe me kredibile Premierligë, prandaj Premierliga është Premierligë”.