Sport

Mourinho i lumtur: Më në fund Pogba është i yni

Jose Mourinho ka pranuar që Paul Pogba do të transferohet te Manchester United.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, pas triumfit në finalen e Superkupës së Anglisë, ndaj Leicester Cityt 2:1, ka pranuar që mesfushori francez do t’i bashkohet skuadrës së tij.

Lojtari është duke kryer testet mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet kalimi i tij nga Juventusi tek United për shumën rekorde prej 110 milionë eurove, transmeton KosovaPress.

“Më në fund Pogba po vjen”, ka thënë Mourinho.

“Ai po vjen tek një ekip fitues dhe United është skuadra perfekte për të. Jam i lumtur për këtë transferim”, ka deklaruar ‘The Special One’.