Sport

Mourinho: Si mundet të flas Unitedi për titull?

Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të bisedojë për mundësinë e fitimit të titullit të Premierligës pas humbjes 3-1 të dielën nga rivali i qytetit Manchester City.
Manchester United mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë, 12 më pak se City në krye të Premierligës.

“Ne jemi jashtë top katërshes. Si mund të flasim për titullin?”, ka thënë portugezi.

“Që të flasësh për titullin duhet të jesh në top pozitat. Kështu që të luftojmë dhe të ngjitemi në top katërshe”.

“Ne e dimë që stinori ynë i kaluar në pozitën e dytë ishte fantastik, kurse në këtë stinor ne do të luftojmë për top katërshe”.

“Gati është e pamundur për ne që t’i marrim tri fitore radhazi, mysafir ndaj Man City, mysafir ndaj Chelseat”. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli