Aktuale

MPJ apelon kosovarët t’i shmangen lëvizjeve, bën publik numrin emergjent

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar nëpërmes zyrtarëve të saj njoftim për qytetarët e Kosovës në Munich. Ata kanë thënë se janë duke përcjellur gjendjen atje, pasi në atë zonë banojnë qytetarë të Kosovës. MPJ bën thirrje që qytetarët t’i lajmërojnë familjarët e tyre në Kosovë, por gjithashtu ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për informacion: +491712818899.

Lexoni njoftimin e plotë:

Njoftim për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës Ministria e Punëve te Jashtme i këshillon te gjithë qytetaret e Kosovës qe ndodhen ne rajonin ku ka ndodhur sulmi ti shmangen lëvizjeve.

MPJ po e përcjell me shqetësim situatën dhe është informuar nga Konsullata jone ne Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar edhe me qytetare te Kosovës. MPJ bën thirrje te gjithë qytetareve te Kosovës ne atë zone ti lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihme te thërrasin ne ketë numër telefoni emergjent te Konsullatës +491712818899

MPJ po e përcjell situatën dhe është ne komunikim te vazhdueshëm me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj te informuar për te gjitha zhvillimet.

Ju lutem, ta shpërndani!

the authorSamir Dalipi