Rajon & Botë

Mrekulli: E shkel traktori, por mekaniku shpëton me vetëm një kockë të thyer (Video +16)

Një mekanik nga Brazili i ka shpëtuar vdekjes mrekullisht pasi që është shkelur nga traktori.

Cleide Pasti, 60-vjeçar, u shkel komplet nga një traktor i madh në garazhin e vet, por pas disa sekondave ai mund të shihet duke u ngritur në këmbët e veta, transmeton Express.

Pasi që kishte shkuar në spital, mjekët i kishin thënë se ai ka pësuar vetëm një thyerje ashti në këmbën e tij.