Rajon & Botë

Muaji i mjaltit shndërrohet në ferr: Shikoni në çfarë gjendje e kishin gjetur dhomën çifti i sapomartuar pas stuhisë Matthew (Foto/Video)

Çifti i sapomartuar Dave dhe Amanda Jenkins kishin vendosur që ditët e para të martesës t’i kalojnë në ishujt përrallor të Bahamas. Megjithatë, në vend se të shijojnë maksimalisht muajin e mjaltit, në ishullin parajsë i priti një ferr i vërtetë – stuhia Matthew, shkruan Daily Mail.

Stuhia më e fortë që ka goditur SHBA-të gjatë dekadave të fundit, e kishte prekur edhe çiftin bashkëshortor Jenkins në resorin luksoz “Roi Palace Paradise Island”, transmeton Telegrafi.

Derisa po afrohej stuhia e fortë, edhe mysafirët e hotelit janë detyruar të braktisin dhomat e tyre dhe të shkojnë në një vend të sigurt. Por ajo çfarë kishin parë pasi ishin kthyer në dhomën e tyre, e kanë filmuar në detaje me kamerë.

Muri i jashtëm i dhomës me një fjalë ishte zhdukur nga erërat e forta që po frynin me 230 kilometra në orë. Perdet, çarçafët dhe gjësendet tjera që nuk kishin mundur t’i marrin me vete, kishin fluturuar nëpër dhomë.

Banorët e frikësuar të Bahamës, thonë se kurrë më parë nuk kishin përjetuar diçka të tillë. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15