Sport

Muller drejt rinovimit me Bayernin deri më 2023

Sulmuesi gjerman ishte pranë largimit nga “Allianz Arena”, por tash ai mund të nënshkruajë deri në vitin 2023

Thomas Muller pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munichun.

Kontrata aktuale e 30 vjeçarit do të skadojë vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, kampioni gjerman ia ka ofruar futbollistit një kontratë të re, e cila do të zgjaste deri në vitin 2023.

Muller ka kontribuuar me 6 gola dhe 16 asistime këtë sezon në Bundesligë në 25 ndeshje të zhvilluara.

Mediumi “TZ” raporton se përfaqësuesi gjerman ishte pranë largimit nga “Allianz Arena”.

Por, tash gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti do ta nënshkruajë kontratën e re pas pandemisë koronavirus. /Gazeta Express/