Sport

Muller i pakënaqur me paraqitjet e tij në Evropian

Thomas Muller ka pasur një Evropian për t’u harruar me kombëtaren e Gjermanisë.

‘Mallkimi’ i Muller për të mos realizuar gol në një Kampionat Evropian, do të zgjasë për së paku edhe katër vjet.

Sulmuesi i Bayern Munichut, nuk ka qenë në nivelin e tij më të lartë gjatë turneut që sapo kemi lënë pas dhe për këtë ka folur vetë lojtari, transmeton KosovaPress.

“Kam qenë si një mysafir në fushë. Sillesha rrotull dhe ka pasur raste kur edhe për 20 minuta nuk arrija që të prekja topin me këmbë”, ka thënë Muller.

Gjermania ka arritur deri në gjysmëfinale të Euro2016, ku është mundur nga Franca 0:2.