Shëndetësi

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktoj mbipeshë

Tanimë kemi një arsye tjetër, që të rrisim nivelet e vitaminës D në organizmin tonë, pasiqë hulumtuesit kanë gjetur se mungesa e vitaminës D mund të pengoj edhe balancën metabolike të yndyrës së tepërt në trup.

Në studimin e fundit të publikuar në revistën “Scientific Reports”, sugjerohet një lidhshmëri në mes të vitaminës D dhe hemostazës metabolike.

“Defiçienca e vitaminës D shkakton rritjen e numrit dhe madhësisë së qelizave yndyrore”, tha autori i studimit Seth Kullman nga Universiteti i North Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Personat që kanë mungesë të vitaminës D, gjithashtu kanë një nivel më të lartë të tri glicerideve dhe kolesterinës, që janë dy shkaktarë kryesorë të imbalancës metabolike, që çon në sëmundje kardio-metabolike”, shtoi ai.

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e kthimit të yndyrës në energji, prandaj mungesa e saj e pamundëson këtë proces në organizëm.

Ky studim tregon edhe një herë për rëndësinë e marrjes së niveleve të duhura të vitaminës D, pasi është vërtetuar rëndësia e kësaj vitamine edhe në mbarëvajtjen e shumë proceseve të rëndësishme metabolike./Gazeta Express