AktualeSport

Musk tallet se do e blej M.Utd

Njeriu më i pasur në botë Elon Musk, shkroi në Twitter se nuk ishte duke e blerë asnjë ekip sportiv, pas postimit që iu bë viral ku thoshte se do e blinte ekipin anglez Manchester United.

Elon Musk e ka zakon të postojë deklarata provokuese në Twitter për t’u argëtuar dhe këtë e bëri përsëri kur u tha më shumë se 103 milionë ndjekësve të tij: “Gjithashtu, unë po blej Manchester United.”

51-vjeçari, i cili është përfshirë në një proces gjyqësor për ofertën e tij për të blerë Twitter, më pas u pyet në platformë nëse ai ishte serioz për të zotëruar Manchester United.

“Jo, kjo është një shaka e kahmotshme në Twitter. Unë nuk po blej asnjë ekip sportiv,” u përgjigj Musk, pasi tweet-i i tij origjinal mblodhi gati 500,000 pëlqime brenda pak orësh.

“Megjithëse, nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Manchester United. Ata ishin ekipi im i preferuar si fëmijë’’, shtoi ai.