Aktuale

Mustafa: 24 marsi, ditë historike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar fillimin e sulmeve të NATOS-s të nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, duke thënë se këto sulme përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë.

Ai ka shkruar në facebook se sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale. Këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë. Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira”, ka shkruar ai.

Mustafa ka shtuar se partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen./KosovaPress/