Aktuale

Mustafa: Me dy nëntor Trepça me ligj të ri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do ta rrezikojnë Trepçën dhe tanimë është përgatitur ligji i ri, i cili do të aprovohet brenda afatit të paraparë, që do të jetë më së voni më 2 nëntor.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ka thënë se kur kanë filluar qeverisjen e kanë gjetur Trepçën në një situatë të rëndë dhe menjëherë kanë marrë masa dhe e kanë shpëtuar Trepçën nga likuidimi./KP