Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, është shprehur i bindur se koalicioni parazgjedhor i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e së ardhmes së vendit.
Përmes Facebook-ut kryetari i LDK-së ka theksuar se LDK dhe partnerët e koalicionit janë rruga evropiane.
“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”, ka shkruar Musfafa.
Partia e Isa Mustafës mbrëmë ka lidhur koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit. Për kryeministër nga ky koalicion është kandiduar ministri aktual në detyrë i Financave Avdullah Hoti./KosovaPress/