Aktuale

Mustafa: Kombi nuk ndërron

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Rrustem Mustafa ka thënë se derisa disa publicistë dhe analistë me të kaluar opurtuniste, po hapin debate të rangut kombëtar, por kombi nuk ndërron, pa marrë parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Kemi dy flamuj:

Flamurin e shtetit me hartën e Kosovës në fushën e kaltër me gjashtë yje dhe flamurin kombëtar me shqiponjën dy krenare në fushën e kuqe.

Nuk ka dilemë se disa nga publicistë dhe analistë me të kaluar opurtuniste, po na ndihmojnë duke hapur debate të rangut kombëtar, që të jemi të vëmendshëm nga deformimet, nga pakujdesia apo nga mungesa e përvojës. Kombi nuk ndërron, pa marrë parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. Në Kosove, Maqedoni, Greqi etj, prapë mbesim shqiptarë….

the authorSamir Dalipi