Aktuale

Mustafa mori pjesë në drekën joformale në Sarajevë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sonte në Sarajevë ka marrë pjesë në drekën joformale, të organizuar nga kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq.

Në drekën e mbajtur në restorantin e Sarajevës “Libertas” kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës Mirko Sharoviq, si dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Serbisë në Sarajevë, Ilir Melo dhe Stanimir Vukiqeviq.

Mustafa në Sarajevë do të marrë pjesë në samitin e kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet të enjten, më 16 mars, transmeton KosovaPress.