Aktuale

Mustafa ngushëllon familjen Ramadani

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar qytetarët e Pirrokut të Maqedonisë për ndarjen nga jeta te veprimtarit Isak Ramadani.

“Ngushllime qytetarëve të Pirrokut të Maqedonisë për vdekjen e veprimtarit të shquar Isak Ramadani. Isaku, në kohën kur përndiqeshin shqiptarët nga Kosova dhe kur shumë të rinj të ikur nga APJ, kërkonin rrugë për të shpëtuar, vuri çdo gjë që kishte në Slloveni e Maqedoni për të ndihmuar çështjen kombëtare dhe shtetndërtimin e Kosovës”, thuhet në ngushëllimin e Mustafës.