Aktuale

Mustafa nuk e përmend para shefit të NATO-s rrënimin e murit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, është shprehur se Kosova nuk dëshiron që të ketë marrëdhënie të këqija me Rusinë.

Mustafa ka thënë se Rusia duhet të jetë e kujdesshme me dhuratat që po i jep Serbisë, ngase kjo e fundit po i përdor ato për qëllime propaganduese.

“Muri është nisur nga Beogradi e jo nga Moska. Ai është nisur me bekimin e Beogradit. Ai është një tren që i është dhënë dhuratë Serbisë. Ne nuk do të dëshironimin që të kemi marrëdhënie të këqija me shtetin e Rusisë. Nuk dëshirojmë që dhuratat që Rusia i jep Serbisë të shfrytëzohen për qëllime të caktuara”, ka thënë shefi i Qeverise kosovare.