Aktuale

Mustafa: Për pozitën e koordinatorit të MSS-së vendoset së shpejti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çështja e zëvendësministrit Petrit Selimi i cili e mban edhe postin e koordinatorit të koordinator i nacional në korporatën e sfidave të mijëvjeçarit është politizuar, por Qeveria në mbledhjen ardhshme do ta marrë vendimin në harmoni me interpretimin e Agjencionit Antikorrupsion. Kjo e fundit kishte konstatuar se mbajtja e dy pozitave nga Selimi është konflikt interesi.

Mustafa tha se emërimi i Selimit në këto pozita është bërë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtare, mirëpo, shtoi se do të gjendet një zgjidhje.

“Vetëm të iu informoj se ka filluar të politizohet çështja e koordinatorit të MSS-së dhe të në një interpretim që e ka dhënë Agjencioni Antikorrupsion, ne do të marrim vendim në Qeveri, karshi kësaj, kështu që askush nuk ka pas qëllim që të politizohet sepse ne kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtare edhe me MSS-në, edhe me Ambasadën Amerikane, edhe me USAID-in në gjithë këtë proces dhe gjithë procesi është zhvilluar në pajtim dhe harmoni të plotë me gjithë atyre palëve, mirëpo ne i respektojmë interpretimet ligjore dhe unë do të konsultohem edhe me zv.kryeministrat edhe me partnerët tanë në mënyrë që për mbledhjen e ardhshme ne të marrim vendim në Qeveri si do të gjendet zgjidhja për t’u harmonizuar kjo me interpretimin që e ka dhënë agjencioni”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe draft koncepti i dokumentit për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për transportin rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se kjo po bëhet për të plotësuar disa zbrazëti të ligjit, si dhe për t’u përshtatur me ligjet e BE-së.

“Gjatë fazës së implementimit të ligjit aktual për transportit rrugor janë vërejtur kundërthënie të disa nene, si dhe janë konstatuar zbrazëtira të shumta që lënë hapësirë për interpretime të ndryshme duke u paraqitur si pengesa të theksuara gjatë administrimit të procesit qoftë licencimit të operatorëve apo të drejtës për operim brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për transportin rrugor vjen edhe si rezultat i harmonizimit të legjislacionit të Kosovës që e rregullon fushën e transportit rrugor dhe atë të BE-së. Ligji për transportin rrugor do të bëhet për qëllime të ngritjes së cilësisë për ët përgatitur sektorin e transportit rrugor për një konkurrencë për integrim në tregun e BE-së”, tha ai.

Qeveria e miratoi edhe ndarjen e buxhetit prej 500 mirë eurosh për stadiumin e Mitrovicës, “Adem Jashari” me qëllim të renovimit të stadiumit sipas kërkesës së UEFA-së dhe FIFA-së.

Ministri Hoti tha se buxheti po ndahet nga rezervat për shkak se ky procedim duhet të jetë pak më urgjent.

“MKRS ka bërë kërkesë në MF për mjete shtesë për të vazhduar profesione filluar për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës sportive sipas rekomandimeve të UEFA-së dhe FIFA-së. MF duke u bazuar në nenin 29 për menaxhim in e financave publike dhe nenin 13 të ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës 2016 dhe duke e pas parasysh rëndësinë e projektit propozon ndarjen e mjeteve në vlerë prej 500 mijë eurove për këtë projekt, pra, renovimi i stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë për përmirësimin e infrastrukturës sipas rekomandimeve të UEFA-së dhe FIFA-së. Mjetet ndahen nga shpenzimet e parashikuara për MKRS në kategorinë ekonomike shpenzime kapitale. Kërkesat janë shumë më të mëdha pro tjerat akomodohen përmes MKRS-së nga kursimet që i ka paraqitur zv.kryeministri”, deklaroi ai.

Kryeministri Mustafa tha se me rishikimin e buxhetit, do të bëhet kompensimi i buxhetit nga rezervat që ndahet tani.

“Vetëm të ju informoj se ne kemi biseduar me ministrin e financave dhe me ministrin Shala, ka ekzistuar mundësia që këtë ta lëmë ta bëjmë përmes rishikimit të buxhetit sepse do të ishte një proces më i rregullt, mirëpo, meqenëse me kushtet që i ka vënë FIFA janë kushte të cilat nuk presin deri sa të hyjë në fuqi ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për ndryshimin e buxhetit është një periudhë e caktuar kohore e cila na i prolongon punët të cilat duhet ë bëhen në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë andaj është dhënë ky propozim që këtë a bëjmë me kusht që pastaj të plotësohet pjesa e rezervës buxhetore gjatë rishikimit të buxhetit dhe të shfrytëzohen të gjitha burimet tera që i ka MKRS sepse është fjala për një investim me sa kem informata ndërmjet 1 milion e 100 apo 1 milion e 200 mijë euro me një vlerë parallogaritare”, deklaroi ai.

Qeveria e miratoi edhe një vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e masës së importeve për material ndërtimor nga argjila sipas një vendimi të vitit 2015./KP

the authorSamir Dalipi