Aktuale

Mustafa: Vendimi për heqjen e reciprocitetit i guximshëm, presim reagim edhe nga Serbia

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur vendim të guximshëm heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm”, shkroi Mustafa.

Sipas tij, pritet që hapa të njëjtë të ndërmarrë edhe Serbia.

“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”, shkroi tutje Mustafa në ‘Facebook’, përcjell FaktePlus.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM