Aktuale

Naim Bazaj tërhiqet nga gara për kryetar të Drenasit

Naim Bazaj është tërhequr nga gara për kandidat për kryetar komune të Drenasit.

Burime të KosovaPress-it kanë konfirmuar se Bazaj i ka ofruar sot dorëheqjen Komisionit Qendror Zgjedhor, në ditën kur edhe pritej të bënte shpalljen e kandidaturës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti./KosovaPress/