Kuriozitete

NASA shtyn lansimin e raketës SLS deri më 2019

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shtyrë deri në vitin 2019 lansimin e parë të raketës së re SLS, e cila do të vendosë në orbitën lunare të vendosë kapsulën Orion.

Lansimi i parë i Space Launch System (SLS) NASA e kishte planifikuar për nëntor të vitit 2018, por planet janë shtyrë për shkak të problemeve teknike në zhvillimin e SLS dhe Orion, si dhe për shkak të dëmtimit të materialit nga tornado që ia kishte shkaktuar fabrikës së raketës në Nju Orleans, transmeton KosovaPress.

Versioni i parë i raketës pritet të ketë aftësi për ngritje në orbitën e Tokës me peshë prej rreth 77 tonë, ndërsa në versionet tjera pritet që SLS do të mund të bartë në orbitë dyfish më shumë ngarkesë.