Sport

Nata e kombëtares në Sheshin Skënderbeu (Foto)

Prishtina Football Fest, transmeton ndeshjen Francë – Shqipëri në sheshin Skënderbeu.

Prishtina Football Fest do ta shfaq direkt ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë në sheshin Skënderbeu, prej orës 21:00.

Por, paraprakisht Prishtina Football Fest ka përgatitur pjesën e performimeve të artistëve shumë të njohur shqiptare si Irma dhe Eranda Libohova, Shemi Ilirët, si dhe Tenori Luan Durmishi i cili do ta këndoj hymnin kombëtarë, që do të këndojnë para fillimit të ndeshjes, e mundësuar nga Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, i cili do të thotë disa fjalë rasti.

“Sheshi Skënderbeu sot në mbrëmje do të bëhet i gjithi Kuq e Zi, në përkrahje të djelmoshave tanë në Francë, se jemi një Kombë me një Flamur e Mëmëdhe, do të luftojnë shqiponjat dhe të fitojnë për ne”, thuhet në njoftimin e Prishtina Football Fest.

Organizimi sportiv, Prishtina Football Fest, përkrahet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës dhe nga Komuna e Prishtinës.

Prishtina Football Fest, është organizuar nga KD Events&Communications, dhe mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, deri më 10 korrik 2016, ku gjatë kohës që nuk ka ndeshje futbolli, zhvillohen aktivitete rekreacionale si bowling, sony playstation, dhe muzikë-caffe bar.

Për më shumë të reja na ndjekni në faqen e Facebook-ut, Prishtina Football Fest.