Aktuale

NATO është e gatshme për të ndërhyrë në Ballkan

Një dokument i klasifikuar i NATO-s mbi sigurinë në Ballkan, në të cilën e përditshmja kroate “Vecernji list” ka pasur qasje ekskluzive, është miratuar këtij muaji në takimin e ministrave të jashtëm.

NATO është e gatshme për të ndërhyrë operacionalisht në Ballkan kur kjo të jetë e nevojshme për parandalimin e konfliktit ndëretnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, thuhet sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, njofton gazeta kroate “Vecernji list”.

Dokumenti në të cilin “Vecernji list” kishte qasje ekskluzive në Bruksel, është diskutuar dhe miratuar në një takim të ministrave të Jashtëm në këtë muaj, dhe në të janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballen vendet në fqinjësinë juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe në rritja e ekstremizmit dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Nuk tregohet në detaje se çfarë do të thotë që aleanca është e gatshme për të ndërhyrë operacionalisht por burimet jozyrtare thonë se theksi është në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe se nuk duhet të lexohet si një kërcënim, por si një mesazh i parandalimit të kërcënimeve të mundshme të cilat NATO, është e qartë nga ky formulimi, i monitoron nga afër në Ballkanin perëndimor.

Në dokument përmenden “rreth 260 luftëtarë të huaj”, të cilët nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan për të luftuar në anën e organizatave terroriste si Al-Qaeda dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Këto të dhëna janë nga fundi i vitit 2015.

Sa i përket arsyes së dytë për vendet anëtare të NATO-s, shqetësimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, në dokumentin konfidencial thuhet se qasja e Rusisë është kryesisht e drejtuar kah popullata serbe në rajon. Në mesin e serbëve porositë ruse kanë jehonën më të madhe, thuhet në dokument.

NATO e sheh “në rritje aktivitetin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë sjelljen destabilizuese”.

Pjesa e dokumentit që flet për Serbinë, thotë se mbështetja e serbëve për aleancën ushtarake është shumë e ulët, e cila është, sigurisht, rezultat i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, para përfundimit të sundimit të Sllobodan Millosheviqit. Por NATO e kupton nevojën për të inkurajuar bashkëpunimin shtesë politik me Serbinë, më të fuqishëm se kurrë më parë. /Express/