Rajon & Botë

NATO i kërkon Koresë Veriore të braktisë armët e shkatërrimit në masë

NATO i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë menjëherë programet me raketa balistike dhe bërthamore dhe të angazhohet në dialog.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë: Koreja e Veriut duhet t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare. Ndalojini të gjitha aktivitetet që lidhen me programet e raketave balistike dhe bërthamore. Braktisni njëherë e përgjithmonë të gjitha armët e shkatërrimit në masë dhe angazhohuni në dialog me komunitetin ndërkombëtar”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai i bëri këto komente në Bruksel, derisa priti kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Koreja e Veriut ka kryer testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale më 4 korrik.