ShowBiz

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur Francesk Radi

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare kantautori dhe këngëtari i njohur Francesk Radi.

Prej ditësh këngëtari ndodhej në reanimacionin e QSUT-së në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Pas goditjes në tru, Radi ra në gjendje kome, prej së cilës nuk u zgjua më.