Aktuale

Ndaj tre personave iniciohet procedurë për “vandalizëm” për largimin e flamujve në sheshin “Zahir Pajaziti”

Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahiri Pajaziti”. Përmes një video të publikuar në media shihen disa të rinj teksa largojnë flamujt që janë të vendosur tek busti i heroit Pajaziti.Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti ka sqaruar se njësitet policore kanë shoqëruar tre persona, E.A 1995,L.H 1987 dhe J.SH 1995 si të dyshuar për këtë incident.

Ahmeti ka shtuar se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.Përderisa ndaj tyre ndaj tyre është iniciuar procedurë për “prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”.

the authorE B