Aktuale

Ndërprerje emergjente e energjisë në Fushë Kosovë

KEDS njofton se sot, në NS 35/Fushë Kosovë do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.

Arsyeja e ndërprerjes është intervenimi në daljen 10 kV Albanat. /Lajmi.net/