Aktuale

I ndërpritet marrëdhënia e punës Sllavisha Kollashinaq, të dënuarit për keqpërdorim seksual

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Sllavisha Kollashinaq, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit.

Ky vendim vjen si rezultat i veprës penale për të cilën është dënuar Sllavisha Kollashinac, për  keqpërdorim seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

“Deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e kryetarit Vehapi, ka ardhur pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PARKR.nr. 371/2016 është vërtetuar se nëpunësi Sllavisha Kollashinac, ka kryer vepër penale sipas nenit 235 paragrafi .1 pika 1.1 e KPRK-së për të cilat është shpallur fajtorë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3(tri)viteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Sipas nenit 9, paragrafi 2, pika 4 e Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës Nr.03/L-149, parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me “Dënimin  nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë muaj e me tepër”./KosovaPress/