Aktuale

Ndërron jetë nëna e Ali Ahmetit (Foto)

Nëna e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, Huma Ahmeti mbrëmë ka ndërruar jetë, njoftojnë nga partia.

“Me keqardhje ju njoftojmë që Huma Ahmeti, nëna e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka ndërruar jetë dhe se varrimi do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Zajas të Kërçovës, në ora 14:00.  Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Ahmeti”, thuhet në njoftimin e BDI-së.