Arsim & KulturëEkonomi

Ndërtimi i lidhjeve mes Institucioneve arsimore me bizneset janë çelësi i zhvillimit ekonomik

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti sot një tryezë me temë për “Ndërtimin i Sinergjive mes institucioneve akademike dhe sektorit privat”. Në këtë panel ishin pjesëmarrës Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, presidentja e Univeritetit Amerikan ën Kosovë, Sharon Hart, si dhe përfaqësues të tjerë të nga komuniteti i biznesit në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se ndërlidhja mes institucioneve akademike me sektorin privat është shumë e nevojshme për të pasur një zhvillim ekonomik në vend.

“Strategjia kombëtare e zhvillimit ekonomik e vendosë arsimin të parin, pasi që dihet se pa një arsim cilësor, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik. Mendojmë se çelësi i zhvillimit ekonomik është të riorganizimi i sistemit arsimor”, u shpreh ministri Bajrami.

Ai tha se, përkundër marrjes së praktikave më të mira të modeleve evropiane, Kosovës i duhet një model i model i arsimit që i përshtatet më së miri kërkesave për punësim në vend.

Ndërkaq, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha ajo që duhet trajtuar me shumë në sektorin e punësimit është orientimi në karrierë, duke shtuar se në këtë fushë ka një përmirësim kohëve të fundit.

“Ne e kemi përgadit një projket shumë ambicioz dhe nënkupton analiza ose përditësime mujore mes kërkesave të tregut të punës në Ministri të arsimit, të cilat pastaj barten në komuna dhe për ndryshimin e kurrikulave arsimore”, theksoi ministri Abrashi.

Prsidentja e Universiteti Amerikan Në Kosovë, Sharon Hart tha se është shumë e nevojshme që mësimi teorik të ketë ndërlidhje edhe më punën praktike, më konkretisht me kërkesat e biznesit. Ajo shtoi se arsimi i lartë është faktori kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi.

Ndërsa, Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se cilësia në arsimin e lartë nuk mund të trajtohet krejtësisht e ndarë, nga arsimi parauniversitar.

Ai tha se Kolegji AAB e ka shumë të instaluar çështjen e punës praktike të studentëve nëpër isntitucione e kompani të ndryshme, por për t’i drguar studentët në praktika edhe jashtë vendit, rektori Tafa tha se pengesë për këtë është mosliberalizimi ivizave.

“Mos liberalizimi i vizave, është një pengesë mjaft e madhe, sepse ne e kemi të instaluar shume çështjen e praktikave të studentëve, ku i dërgojmë ata në praktikë nëpër institucione e kompani të ndryshme. Po të ishte i liberalizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, në këtë rast edhe e studentëve, ne do të kishim mundësi që të bënim marrëveshje bashkëpunimi me kompani të ndryshme në botë, ku studentët tanë do të mund të kryenin praktikën nëpër ato organizata apo industri, qoftë industri ushqimore, qoftë industri e grurit apo industri të tjera”, theksoi rektori Tafa.

Ai tha se në Kosovë, fatkeqësisht nuk ka një ekonomi të fuqishme ku institucioni që ai drejton do të mund të bënte një marrëvshje që të përgadiste kuadro për një kompani, pasi që sipas rektorit Tafa, kjo ka një kosto shumë të madhe.

“Ne fatkeqësisht nuk e kemi një ekonomi të fuqishme në Kosovë, ku ne do të mund të bënim marrëveshje bashkëpunimi që të përgadismin kuadro për një kompani, pasi që këto kanë një kosoto jashtëzakonisht të madhe. Ta marrim një shembull, në qoftëse në Vushtrri ështëhapur fabrika e çipasve, ajo do të kishte nevojë ndoshta për 4-5 njerëz që t’i kualifikonte te ne, por ne nuk do të mund ta organizonim programin për ata sepse do të duhej kosotoja të ishte jashtëzakonisht e madhe, ku ai shkollim do të kushtonte 100 aop 200 mijë euro”, vlerësoi ai.

Rektori Tafa tha se Kolegji AAB ka lindur pikërisht si rezultat i nevojave të tregut të punës.

“Ne jemi institucioni i parë privat i Arsimit të Lartë në Kosovë, i cili është themeluar në vitin 2000, menjëherë pas lirimit të Kosovës me Fakultetin e parë të Komunikimit masiv. Në Kosovë u hapen shumë radio-stacione, u ahpën shumë gazeta, shuëm televizoione, u krujuan isntitucionet e përkohshme të vetëqeverisje dhe kishin nevojë për zëdhenësa dhe mbi bazën e asaj kërkese, ne e kemi krijuar shpejtë programin e Komunikimit masiv. Edhe kur kemi kalu te fakulteti ekonomik, e kishte arsyen e vet sepse kemi bërë hulumtime edhe në këtë fushë dhe në Kosovë, kaluan prej ekonomisë centraliste të tregut në ekonominë e lirë dhe u hapën shumë kompani private. Poashtu edhe fakulteti juridik, ne e kemi përcjellur sepse edhe profesioni evoluon. Kemi përcjllur edhe trendet e zhvilimit të këtij profesioni ku do në botë. Nuk është juristi i ditëve të sotme ai juristi i viteve të 70′, ku fakultetet juridike kanë përgaditur kuadro për sistemin prokurorial, sitemin gjyqësor apo për administratë publike. Sot po përgaditum kuadro edhe për sistemin noterial dhe përmbarues, etj”, përfundoi rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.

Në këtë debat pat edhe shumë përfaqëuses të bizneseve, të cilat në fund dhanë edhe kërkesat e tyre si dhe bënë pyetje për panelistët në lidhje me problemet që i proekupojnë. /GazetaKNN