Rajon & Botë

Ndizet alarmi i kuq: Aeroplanët amerikan pikasin fabrikat e armeve nukleare në Korenë Veriore

Aeroplanët spiun amerikan kanë pikasur aktivitete nukleare në një nga uzinat e Koresë Veriore në brendësi të vendit.

Sipas mediave angleze ende nuk është bërë e qartë nëse është arritur prodhimi i bombës atomike nga diktatori korean, por që aktivitetet e shtuara tregojnë nivel të larë të rrezatimit në një nga uzinat e ngritura për prodhimit e bombës atomike.

Pas këtyre imazheve është ngritur alarmi i kuq në aeroplan mbajtësen USS Carl Vinson e cila tashmë është dislokuar në gadishullin korean, e shoqëruar nga flota prej gjashtë luftë anijeve tjera. /Indeksonline/