Aktuale

Ndodh edhe kjo: Pas zënkës me fqinjin, zien grurë me helm dhe ia helmon pulat

Fatkeqësisht janë të shumta konfliktet ndërmjet familjeve apo fqinjëve që degradojnë në dhunë deri në vrasje për një kanal uji, për një rrugë, shteg apo edhe gjëra tjera që konsiderohen konflikte banale gjithsesi.

Megjithatë në Ersekë është shënuar një rast hakmarrjeje ndaj fqinjit disi e pazakontë, helmim pulash.

Një qytetar ka shkruar për JOQ se nga konflikti mes komshinjve në fshatin Prodan të Ersekës kanë mbetur të ngordhura 20 pula.

“Përshëndetje JOQ! Një ngjarje e pazakontë në zonën tonë ka ndodhur pasditen e djeshme. Një konflikt mes dy komshinjve, që theksohet janë nga i njëjti fis përfundoi me helmimin e pulave. F.S. ka hedhur grurë të zjerë me helm por edhe në afërsi të pusetës së fshatit duke ngordhur kështu rreth 20 pula. Eh, kur nuk ke çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”, përfundoi qytetari.