Aktuale

Ndotja alarmante e ajrit në Shkupit

Nivel shumë i lartë i ndotjes së ajrit gjatë ditës është shënuar në tërë Shkupin. Stacionet matëse të ajrit në komunën e Karposhit dhe Gazi Babës tregojnë koncentrim të grimcave PM 10 mbi 200 mikrogram në metër kub, ndërsa në Rektorat mbi 250 grimca PM10 në metër kub. Nga qyteti i Shkupit thonë se po punojnë për përmirësimin e gjendjes.

Rregullisht aplikohet acetat magnez kalciumi nëpër rrugët e Qytetit, për zvogëlim të grimcave PM10 dhe 2,5. Nga ky vit aplikimi i saj nga ana e N.P “Higjiena Komunale”, do të jetë i rregullt, e cila ka 12 kamionë të specializuar për spërkatje të kësaj materie, ndërsa do të sigurojnë edhe sasi të reja kalciumi të cilat janë të nevojshme për spërkatje të bulevardeve. Përveç kësaj do të ndiqen rrugët rreth së cilave ndërtohet që rregullisht të pastrohen që të hiqet pluhuri, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Mjekët thonë se pasojat shëndetësore nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit janë të mëdha, ndërsa rekomandojnë që të sëmurët kronik t’i shmangen daljes jashtë derisa ajri është i ndotur.

“Grimcat PM 10 dhe në veçanti ata 2,5 përmes qarkullimit të gjakut kalojnë në të gjithë organizmin dhe aty mund të favorizojnë arterio sklerozë , d.m.th sëmundje kronike dhe gjenezën kancerogjene. Ata persona që janë me sëmundje kronike, para së gjithash respiratore, nuk duhet të dalin jashtë në ata ditë shumë të ndotura, të mos dalin nga shtëpia meqë ajo është mbrojtja më e mirë. Për ata të cilët e kanë patjetër të dalin, rekomandohet mbajtje e maskave dhe të dilet jashtë atij qyteti psh: Shkupit”, tha Jagoda Stojkoviq, mjeke Pulmologe.

Në lagjen Lisiçe grimcat PM 10 arritën në 603 mikrogram për metër kub. Rekordi mbrëmë u regjistrua në Kumanovë me 750 mikrogram për metër kub. Në Tetovë dhe Manastir ajri ishte i ndotur deri në shtatë herë mbi kufirin e lejuar.