ShowBiz

“Ndryshon loja”, Zaimina shfaqet seksi në bikini të kuqe (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë e njohur tashmë për imazhet provokuese që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ajo publikon vazhdimisht fotografi të nxehta, ku shfaqet e veshur me bikini ose të brendshme për të promovuar produktet e butikut të saj “Zaimina Vasjari Store 2”.

Së fundmi, bukuroshja Vasjari ka publikuar një fotografi tjetër në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet shumë seksi në një palë bikini të kuqe.

Në këtë fotografi ajo sjell aromën e bregdetit, ngase fotosesionin e ri e ka realizuar pranë brigjeve shkëmbore të detit shqiptar.

“Loja ndryshon”, shkruan Vasjari në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe sa i përket muzikës, ajo nuk ka qenë shumë aktive, ndërkohë që përbrenda këtij viti ka publikuar vetëm një këngë në versionin audio me këngëtarin Blero, “I wanna feel”, e cila ende s’është realizuar me klip. /Telegrafi/

the authorE B