Aktuale

Në 24 orët e fundit konfirmohen katër raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus, nga një mijë e 817 testime.

Derisa gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë shëruar 8 persona.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 836.

MSh-ja po ashtu njoftoi se në vend janë 318 raste aktive me COVID-19./ATVLIVE/