Aktuale

Në 24 orët e fundit u shëruan vetëm 33 persona nga virusi COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të virusit korona.

Sipas tyre, nga 702 mostra, 33 persona janë të shëruar ndërsa 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Rastet më të shumta janë në komunën e Prishtinës e cila prin me 21 persona të infektuar.

:Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.”, thuhet në komunikatë.