Aktuale

Në 7 të mëngjesit-Detaje të reja nga vrasja dhe plagosja në Lipjan

Mëngjesin e sotëm në Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një incident ku pati shkëmbim zjarri e për pasojë janë plagosur gjashtë persona. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra nga arma e zjarrit dhe ai ka vdekur.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në vendin e ngjarjes janë hetuesit policor për të sqaruar se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka treguar Ahmeti për FaktePlus.

Siç tregon Ahmeti, plagosja ka ndodhur në orën 07:00.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tregon Ahmeti.