ShowBiz

Në festën për 1 vjetorin e Tianit ishin të gjithë por jo edhe Nora me Robertin?!

Dje (2maj) djali i muzikantit Patris Berisha dhe këngëtares Tuna Sejdi, Tiani i ka mbushur një vit jetë.
Me rastin e kësaj date të rëndësishme prindërit i kanë organizuar një festë me miqtë e afërt dhe pamje nga atje kanë publikuar nëpër rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Mirëpo ajo çfarë ka rënë në sy përveç se çifti dukeshin shumë simpatik, ishte edhe se në festë mungonin dy persona të rëndësishëm, axha i Tianit me gruan.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk ishin të pranishëm në festë dhe kjo ngjalli edhe më shumë dyshime se dy kunatat e estradës nuk e kalojnë mirë mes vete.

Dyshja mund të kenë qenë diku me punë por kjo nuk është hera e parë që mungojnë në festat e organizuara nga Tuna dhe Patrisi.

Këtu po bazohemi pasi kemi parë lajme të ngjashme më herët dhe gjithashtu duke ata asnjëherë nuk dalin bashkë dy vëllezërit me nuse nëpër fotografi.

Kujtojmë se lajmi.net ishim të parët që zbuluam lidhjen e Patrisit me Tunën dhe tani po dëshmohet se takimet e fshehta të tyre paskan qenë shumë serioze./Lajmi.net/