Aktuale

Në Gradicë mbyllet vendvotimi përkohësisht

Në vazhdën e monitorimit të zgjedhjeve në Drenas, për kryetar të komunës, nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) u tha se janë evidentuar disa parregullsi në qendra të votimit deri në mesditë, kur edhe shënohet të kenë dal në zgjedhje rreth 12 për qind të votuesve.

Përfaqësuesja e KIZ, Albulena Nrecaj, tha se prej parregullsive të raportuara deri tash del të jenë raste të evidentuara si asistenca familjare në kuti të votimit, fotografime të votave,  dhe të tjera raste të parregullta në proces, të cilat janë në kundërshtim të plotë me rregullat e KQZ-së.

 

“Në vazhdimin e monitorimit të procesit për komunën e Drenasit, sipas të dhënave nga monitoruesit e koalicionit deri në orën 12 është evidentuar se vetëm 12 për qind e votuesve janë dalë në votime. Gjithashtu sipas të dhënave të monitorimit të këtij koalicioni deri në orën 12 të kësaj dite janë evidentuar edhe parregullsitë tjera të cilat cilësohen në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, siç janë votime familjare ku janë 38 raste, asistencë, mungesë e komisionerëve, asistencë e komisionerëve, mungesë e flet votimeve në alfabetin për të verbëritë. Gjithashtu ka pasur edhe njëra nxjerrje e fletëvotimi të votuesve nga Qendra përkatësisht nga vendvotimet”, thaNrecaj.

Edhe Artan Demhasaj, nga i njëjti koalicion i vëzhguesve, tha se janë raportuar 38 raste të votimeve familjare, prej tyre tri raste janë në shkollën Rasim Kicina, pastaj në shkollën Halil Bajraktar ka pasur katër asistenca familjare, etj.

 

“Votime familjare deri më tani janë raportuar 38 raste votime familjare prej tyre tri raste janë në shkollën Rasim Kicina, në shkollën Halil Bajraktari ka pasur katër asistenca familjare në votim 0301 është një asistencë familjare në vend votimin 0301x është asistencë familjare… në Negroc ka tetë raste të asistencës familjare 03e12/ njëra ku vëzhguesi i PDK ka asistuar një votues për të votuar. Në 0316e/o2d/ një person ka asistuar tre veta…0327e/01 një rast i asistencës i cili është dhënë nga vëzhgues i Partisë Demokratike…. Mungesë e  komisioneve në vend votimin 0301 vendvotimi 02 mungojnë dy komisionarë një i AKR-së dhe një i NISMA-s”, tha Demahasaj.

Ai kashtuar se në vend votimin 02 në Gradicë po mbyllet vend votimi përkohësisht se ka mungesë të komisionarëve deri sa ti bij në të tjerët. Pra, edhe kjo një shkelje shumë e rëndë ligjore

 

“E një rast që ka ardhur me fotografi, tash po e tregojmë edhe fotografinë e qendrës 0303E/01 pranë Korretic të Epërme krejt komisionarët në orën 12:30 nuk kanë qenë në vend votim dhe kutia në këtë vend votim ka qenë pa komisionerë… edhe një lajm na erdh në vendvotimin 02 në Gradicë po mbyllet vendvotimi përkohësisht se ka mungesë të komisionarëve deri sa t’i bijnë të tjerët. Pra, edhe kjo një shkelje shumë e rëndë ligjore ku mbyllet vendvotimi për shkak se komisionarët kanë ikur e kanë lëshuar vendin dhe duhet me pru komisionarë të tjerë me I zëvënduar ata që kanë ikur për të rifilluar procesi I votimit”, tha Demhasaj.

Në Drenas me të drejtë votë janë 52 mijë votues, 28 Qendra dhe 72 vend votime.