Aktuale

Në Kamenicë është shëruar një 80 vjeçar që ishte prekur nga COVID-19, tani ka vetëm 5 raste aktive

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se në komunën që drejton vetëm 5 raste janë active të prekur me koronavirus

Kastrati në Frontal të T7 është shprehur se 42 raste janë shëruar përfshirë edhe vetë atë, raporton Gazeta Express.

“Në komunën e Kamenicës kemi pasur 47 raste pozitive, 42 janë shëruar përfshirë mua kurse 5 persona janë aktivë edhe më tutje”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se nga pesë rastet aktive në Kamenicë, tre nga ta janë pjesë të policisë, KEDS’it dhe komunës.

“Nga pesë rastet aktive, një është zyrtar i komunës, një tjetër është zyrtar i KEDS’it dhe një zyrtar i policisë. Në komunën tonë kemi pasur edhe një 80 vjeçar të shëruar”, është shprehur Kastrati.

the authorGazetaKNN