Rajon & Botë

Në kamion refugjatë në vend të shalqinjve

Policia në Greqi bën të ditur se në kamionin frigorifer që bartte shalqinj në Itali janë zbuluar shtatë adoleshentë nga Afganistani.

Refugjatët në mes moshës 15 dhe 17 vjeç janë zbuluar në afërsi të qytetit grek Mesolognia kur shoferi i kamionit nga Serbia dëgjoi se si u mëshojnë në muret e kamionit frigorifer duke ftuar policinë, bën të ditur Asociated Press.

Policia bën të ditur se refugjatët në kamionin frigorifer I kanë futur tregtarët me njerëz derisa shoferi bëri një pushim.

Më shumë se 50 mijë refugjatë janë bllokuar në Greqi pas mbylljes së rrugëve të emigrantëve në mars.