Aktuale

Në Këshillin e Sigurimit diskutohet edhe iniciativa e Thaçit për ushtrinë

Ne mesin e shumë tema tjera që do të diskutohen sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është edhe ajo për Ushtrinë e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në agjendën ditore të Kombeve të Bashkuara, dhe këtë raport do ta prezantojë Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Aty përmendet edhe iniciativa e presidentit, Hashim Thaçi, për të fuqizuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, por jo edhe përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në raportin e fundit, përmendet rasti i ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti që figuronte në INTERPOL të lëshuar Serbia

Po ashtu, aty përmendet edhe deklarata e ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, si reagim ndaj situatës së krijuar me vëllain e tij, në Francë.

“Vëllai i Haradinajt, Daut Haradinaj, që është po ashtu përfaqësues i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, kërcëoni me luftë dhe spastrim etnik të serbëve të Kosovës, nëse vëllai i tij do të ekstradohej në Serbi,” thuhet më tej në raport, shkruan arbresh.info.

“Krijimi i forcave të armatosura do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila do të duhej të miratohej me dy të tretat e shumicës në Kuvend dhe me shumicën e barabartë të vendeve të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave etnike. Prandaj, kjo iniciativë do të kërkonte miratim nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë fuqishëm krijimin e një ushtrie të Kosovës,” thuhet në raport.

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me punën e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti.

Ky raport paraqitet në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999), përmes së cilës Këshilli vendosi të themelojë Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.