Aktuale

Në këtë komunë nesër do të ndërprehet për 10 orë furnizimi me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka bërë të ditur se nesër do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas dhe rrethinë, raporton Gazeta Express.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

“Si shkak i punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në një shkrim në rrjetin social Facebook.