Aktuale

Në këto vende do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se si pasojë e mungesës së reshjeve, ka filluar zbatimin e reduktimeve të ujit të pijshëm me orare të caktuara.

Sipas kompanisë reduktimet do të janë për disa zona të mbulueshmërisë.

“Reduktimet vijnë, bazuar në strategjinë që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit. Për ta zbatuar këtë strategji, në këtë fazë, ju njoftojmë se, fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit, i nënshtrohet reduktimeve të përditshme nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Me aplikimin e kësaj strategjie, zonat të cilat kanë pësuar deri më tash, duke qenë pa ujë të pijshëm deri në 24 orë, siç ka ndodhur me Vitomericën dhe disa Bashkësi të mëdha në qytet (Pejë) me mungesë shtypjeje të vazhdueshme 24 orëshe, tani i rikthehen normalitet në shpenzim dhe orar të kontrolluar. Ritheksojmë se Reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime”, njofton kompania.

KRU “Hidrodrini” thotë se, oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, duke rikujtuar se po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit.