Kjo është një autostradë krejtësisht ndryshe nga ato tradicionale.
Në kinë është duke u ndërtuar nja pjesë e autostradës me gjatësi prej 2km e cila përbëhet nga panele diellore të cilat do të jenë të vendosura në rrugë, transmeton Express. Kjo pjesë e autostradës do të furnizoj me energji elektrike qytetet të cilat gjinden përreth kësaj pjese.
Ky projekt është duke u ndërtuar në qytetin Jinan me rreth 7 milion banor i cili gjendet në lindje të Kinës.
Kjo rrugë do të përbëhet nga tri shtresa, e sipërmja do të jetë çimento transparente e ngjashme me asfaltin. Pastaj vijnë panelet diellore, ndërsa poshtë paneleve do të jetë shtresa izoluese nga uji dhe elemente tjera natyrore.