Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

Kolegji AAB fton të interesuarit që të marrin pjesë në hapjen solemne të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2016, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”,  të organizuar me rastin e 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit  nga Kolegji AAB,  në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit  të  Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),   English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Network (KETNET), etj.. 

Hapja solemne e punimeve të Konferencës ICLLC 2016, do të bëhet të shtunën,  më 18  qershor 2016, në orën 10.00,  në ambientet e objektit V të Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, siç njofton zyra për marrëdhënie me publikun pranë Koegjit AAB, pjesëmarrës në konferencë do të jenë një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit e më gjerë. Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës, http: http://konferencat.aab-edu.net/icllc/agenda.html

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.