Ekonomi

Në Kosovë, 817 automjete lëvizin me gaz

Në vend dihet sa pompa të derivateve të naftës janë, po ashtu dihet edhe sa automjete qarkullojnë e  të cilat përdorin për lëndë djegëse gazin (plin), por nuk dihet sasia dhe cilësia e gazit kur furnizohemi nëpër  pompa, pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk ka pajisje, e as staf për të verifikuar sasinë dhe cilësinë  gazit që përdorët për makina dhe në amvisëri.

Sipas statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës janë rreth 293 automjete që qarkullojë, ndërsa, prej tyre 817 janë që përdorin gazin për lind djegëse, shkruan Telegrafi.

“Totali i automjeteve qe janë në qarkullim dhe që janë valide është 292,685 ndërsa automjete me gaz janë 817”, kanë thënë në përgjigjet për Telegrafin nga Ministri e Punëve të Brendshme.

Ndryshe sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në  vend janë  rreth 390 pompa të derivateve që furnizojnë konsumatorët  në tërë vendin me gaz.