Arsim & Kulturë

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018 u promovua romani “Të Vdekurit e Gjallë”

Sot në biblotekën e Kolegjit AAB është bërë promovimi i romanit “Të vdekurit e Gjallë”, nga autori Ibrahim Kadriu. Kjo vepër u cilësua lart për mënyrën e shkrimit, bazën e tij dhe stilin e shkrimit.

Në këtë promovim ishin të ftuar edhe shkrimtari dhe akademiku Mehmet Halimi dhe studiusi i letërsisë shqipe Ardian Haxhaj.

Mehmet Halimi ka thënë për autorin Kadriu se është një njeri i thjeshtë në dukje por që mendimet e tij janë të thella. Gjithashtu, ai lavdëroi romanin ku sipas tij në roman është shtjelluar një ngjarje që shumë pak shkrimtarë në Kosovë kanë shkruar.

“Në romanin e Ibrahim Kadriut “Të vdekurit e Gjallë”, çdo rrëfim, ngjarje apo ndodhi ngjallë kurreshtje dhe interesim të veçantë tek lexuesi sepse epilogu i kësaj nuk merr fund në kreun përkatës por si një pe i kuq e i pandërpre e përshkon veprën fund e kry. Pikërisht për këtë arsye vepra lexohet në një frymë sepse nxit kurreshtjen dhe shton tensionin psikologjik te lexuesi”, ka thënë Halimi.

Ndërsa, Ardian Haxhaj ka treguar një ngjarje që është e përfshirë në roman dhe që mund ta prek secilin person në popullin tonë.

“Në romanin “Të vdekurit e Gjallë”, të shkrimtarit Ibrahim Kadriu depilojnë fatet e tre personazheve që kohërat, rrethanat dhe rastësitë kanë bërë që të gjallojnë me një identitet të ngjtiur nga të tjerët por që përpiqen ta zbulojnë identitetin e vërtetë”, ka shtuar Haxhaj.

Kurse, vet autori Ibrahim Kadriu ka treguar për disa vështërsi që i ka pasur rreth këtij romani, sepse sipas tij disa gjëra edhe mund të keqkuptohen.

“Një nga personazhet që është një ish ushtarë i UÇK-së vjen në depresion që duhet ta ndërrojë edhe emrin, duhet të jepë dorëheqje nga vetëlindja, duhet ta dëgjojë me ironi atë që çka flasin te përmendorja e tij. Është një shpjegim i rëndë sidomos për këtë personazhin e fundit më është dashur që të jam i kujdesshëm sepse kushtet e sotme mund të keqkuptohet dhe të thuhet se mund të jem kundër UÇK-së”, ka përfunduar Kadriu.

Gjatë ditës së sotme është bërë edhe promovimi i librit të Jusuf Buxhovit, “Kosova” vëllimi i VI, VII dhe VIII./GazetaKNN/

the authorE B