Shëndetësi

Në makinat për larjen e enëve fshihet një myk i rrezikshëm

Makinat për larjen e enëve janë terren pjellor për kërpudhat me potencial vdekjeprurës, thonë shkencëtarët.
Mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë shërben si vendbanim perfekt për dy lloje të kërpudhave të rrezikshme, të cilat po ashtu mund të gjenden në pajisjet tjera të kuzhinës, si rrobalarësja dhe makina e kafesë.

Hulumtuesit kanë konstatuar që 62 për qind e makinave për larjen e enëve përmbajnë Ekophiala dermatitidis dhe phaeomuriformis E. në shiritin e gomës, i cili shërben për mbylljen e derës. Të dy kërpudhat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ky myk ka treguar një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj nxehtësisë, përqendrimit të lartë të kripës, detergjenteve agresive dhe ujit të thartë dhe alkalik.

Hulumtuesit thonë se ky është një kombinim i veçorive ekstreme, që nuk ishin vërejtur më parë te kërpudhat, transmeton Koha.net. Ekophiala dermatitidis haset shpesh si shkaktar i sëmundjeve te njerëzit dhe dihet që gjendet në mushkëritë e pacientëve me fibrozë cistike.

Në raste të rralla ka shkaktuar edhe infeksion fatal te njerëzit e shëndetshëm, shkruan Daily Mail.

“Zbulimi i pranisë së këtij lloji të mykut në disa nga aparatet shtëpiake tregon se këta organizma kanë filluar një proces të jashtëzakonshëm evolutiv, i cili mund të paraqesë një rrezik të madh për shëndetin e njeriut në të ardhmen”, konstaton biologu Polona Zalar nga Universiteti i Lubjanës.

Shkencëtarët kanë analizuar praninë e kërpudhave në pjatalarëse nga mostrat e marra në shtëpitë private në 101 qytete në mbarë botën. Vetëm në Slloveni janë testuar 102 makina, 42 nga vende tjera evropiane, 13 nga Amerika veriore e 3 nga Amerika jugore, 5 nga Izraeli, 10 nga Afrika e Jugut, 7 nga Azia Lindore, 7 nga Australia.

Leave a Reply