Aktuale

Në një aheng familjar konfiskohet një pistoletë

Policia në Mitrovicë ka marrë një informatë nga qytetarët se në fshatin Zhabar në Mitrovicë dëgjoheshin të shtëna.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me një karikator të zbrazur në cilësi të provave materiale.

Është intervistuar i dyshuari I.M. 31 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’’, ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.